Xhesika Ndoj nuk ndalet: Një skizofren do të më bëj keq. – Albania Sot

Xhesika Ndoj nuk ndalet: Një skizofren do të më bëj keq.

18 Shkurt 2016, Albania SOT  –Vijon ende maratona e gjatë e historisë së këngëtares Xhesika Ndoj, e cila është prononcuar në lidhje me një kontroll që mund ti ketë ushtruar policia në banesën e saj. 

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama” online, ajo ka mohuar me forcë që të ketë pasur kontroll policor në banesën e saj, apo të motrës në Tiranë. Ajo mohon se shtëpia ndodhet në zonën e Astirit, por pranon se ka pasur një telefonatë në numrin 129 të policisë, që ka denoncuar se shtëpia e këngëtares Ndoj po grabitet. 


-A është i vërtetë lajmi se polician ka bërë një kontroll në shtëpinë tuaj? 

“Jo, nuk është i vërtetë, policia ka marrë një telefonatë nga dikush (ndonjë skizofren) që ka dash të më bëj keq. Unë nuk e kam fare shtëpinë tek ‘Astiri’. 
-Po motra juaj ku banon

“Motra ime nuk banon fare në Shqipëri, banon në Greqi, por mbrëme ishte në Tiranë. Unë kam qenë duke drekuar, kur më kanë marrë në telefon nga policia, se unë kam mik në komisariat, dhe më kanë thënë nëse ka ndodhur gjë nga shtëpia ime. Jo nuk asnjë gjë, ju po deshët ejani por nuk ka asgjë, u thash. Dhe policia nuk ka ardhur”. 

-Kush dyshon se e ka bërë këtë telefonate

“Nuk e di fare, ajo telefonatë është në përgjim dhe do zbulohet kush e ka bërë”
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Itali, ja si banda e shqiptarëve dhe egjiptianëve grabisin supermarketet.

18 Shkurt 2016, Albania SOT  –Policia italiane ka arrestuar një bandë që grabiste supermarketet në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *