Vrasja e trefishtë në Thumanë, Prokuroria mbyll hetimet. – Albania Sot

Vrasja e trefishtë në Thumanë, Prokuroria mbyll hetimet.

Krujë, 24 janar 2016,Albania SOT – Prokuroria e Krujës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë persona, të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Thumanë të Krujës. Të pandehurit akuzohen për ngjarjen e ndodhur në 5 qershor të vitit 2015,  kur pas një konflikti të ashpër, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri Franc Ceku, Arben Ceku, Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria Krujë ka ngritur akuzat për veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, në bashkëpunim dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, për Danjel Kora, 29 vjeç; Besnik Kora 31 vjeç; Pëllumb Kora, 27 vjeç dhe babanë e tyre Gurali Kora, 57 vjeç. Ndërsa Ardjan Gjonaj, Paris Gjeta, Preng Gjeta dhe Shpëtim Nikolli akuzohen për veprën penale të “Përkrahjes së autorit të krimit”, në bashkëpunim. Të gjithë të pandehurit janë hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg”. 

Si ndodhi ngjarja 

Të dyshuarit si vrasës, pjesë e familjes Kora natën e 5 qershorit i kanë thirrur të dalin në portën e shtëpisë viktimat e familjes Ceku, duke i ekzekutuar një nga një. Mësohet se gjithçka ka ndodhur rreth një orë pas konfrontimit fizik që kanë pasur në një nga lokalet e Thumanës me 44-vjeçarin Arben Ceku për sherrin që dy pjesëtarë të familjes Kora kanë pasur me një shofer, mik me 44-vjeçarin, rreth një muaj më parë. Ata kanë shkuar në banesën e viktimave dhe duke i thirrur nga jashtë, kanë ekzekutuar Arbenin të parin dhe më pas familjarët e tij. Mësohet se krimi e ka pasur origjinën rreth një muaj më parë ku dy prej vëllezërve Kora kanë rrahur një shofer, shok me viktimën Arben Ceku. Viktima Arben Ceku i kthyer disa ditë më parë nga Italia ka takuar në një lokal anëtarët e familjes Kora për të sqaruar ngjarjen, por debati ka degjeneruar në një konflikt fizik, por pas kësaj janë ndarë. Pas kësaj 44 vjeçari ka shkuar në shtëpi, ku pak më vonë nuk kanë ngurruar të mbërrijnë autorët e krimit, të cilët i kanë thirrur dhe kanë shkrepur armët mbi të dhe tre familjarët e tjerë. Vrasja e trefishtë në Thumanë, bie në pranga Pëllumb Kora Masakra e Thumanës, arrestohet një përkrahës i të dyshuarve për krimin Masakra e Thumanës, burg për babanë dhe dy djemtë: Ishim të dehur Masakra e Thumanës, dorëzohet Besnik Kora, kapet Danieli Krimi në Thumanë, arrestohet Gurali Kora: Qëllova unë, jo djemtë Dëshmia e të mbijetuarës: Tmerri në masakrën e trefishtë të Krujës.
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ekzekutimi me automatik i Aleksandër Bardhit, burg dy të rinjve

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Aleksandër Bardhit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *