Ulet çmimi, Apple pritet ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë – Albania Sot

Ulet çmimi, Apple pritet ta bëjë iPhone X më të arritshëm për të gjithë

Gjiganti Apple mund ta bëjë iPhone X-in më të arritshëm për të gjithë duke i ulur çmimin jashtëzakonisht shumë.

 

Siç njofton edhe analistiti i “International Securities”, Ming-Chi Kuo, kompania po planifikon një ulje të çmimit të iPhone X me 300 dollarë.

Telefoni i zgjuar iPhone X kishte një vlerë prej 999 euro kur doli në shitje dhe siç mund të gjykohet, është një çmim paksa i kripur për t’u arritur nga të gjithë.

Por, Apple me sa duket po planifikon të nxjerrë një gjeneratë të re të iPhone X gjatë këtij viti me etiketa shumë më të kapshme të çmimeve.

Këto çmime do të aplikohen në gjeneratën e dytë të iPhone X që pritet të vinë formën e një iPhone-i të ri me një ekran prej 5.8 inç, një iPhone X Plus me madhësi ekrani më të madh prej 6.5 inç dhe një iPhone 6.1 me 6.1 inç.

Çmimet priten të jenë përkatësisht 800$, 900$ dhe 600$.

Ky kursim prej 300 dollarësh në modelin standard merr parasysh 100 dollarë shtesë, të cilat duhet të ruhen nga mbushësi i ri dhe i shpejtë që është përfshirë.

Loading...
Copy

About admin

Check Also

Lexojini me kujdes këto këshilla dhe do të bëheni milionerë

Kush nuk dëshiron të bëhet një miliarder? Duket se të gjithë e duam këtë, edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *