Si të keni një zemër të shëndetshme – Albania Sot

Si të keni një zemër të shëndetshme

Zemra është në duart tua. Çdo vit planifiko një “checkup” për të kontrolluar tensionin e gjakut, kolesterolit dhe nivelin e glukozës dhe kërkojini mjekut tuaj këshillë se si mund të arrini një peshë të shëndetshme.

Sigurohuni që të ndiqni rekomandimet e mjekut dhe t’i pini rregullisht ilaçet që ai iu ka dhënë.

Së dyti, 15 minuta në ditë ju bën mirë të bëni ushtrime fizike. Rritja e aktivitetit tuaj 5-15 minuta në çdo javë do t’iu bëjë të ndiheni shumë më të lehtë.

Nëse stërvitja dhe dieta nuk janë dhe aq efektive, pyesni mjekun tuaj për shtimin e ilaçeve.

Së treti, konsumoi sa më shumë ujë, pasi ndihmon shumë në hidratimin dhe do t’iu ndihmojë të forconi krahët.

Së katërti, hani shëndetshëm. Ushqehuni mirë me produktet të shëndetshme dhe sa më shumë fruta.

Të tjera këshilla shumë me vlerë që duhet t’i ndiqni për të pasur një zemër të shëndetshme janë edhe këto që po ju rendisim më poshtë.

-Kontrolloni kolesterolin, pasi ushqimi me yndyrë shumë do të rrisë kolesterolin në gjak. Duhet të hani me patjetër ushqime me pak yndyrë.

– Mos konsumoni ushqime me shumë kripë. Pasi në disa ushqime vjen e “maskuar” si alginat natriumi, sulfiti i natriumit etj.

– Hiqni dorë nga pirja e duhanit, provoni çdo ditë të shkurtoni numrin e cigareve që pini, duke i numëruar çdo ditë deri ditën që do t’a lini fare.

-Mbani një peshë të shëndetshme, pasi pesha e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

-E fundit, ndër më të rëndësishmet është që të qëndroni pozitivë. Jini pozitivë, shëtisni në vende të gjelbëruara dhe përpiquni të qëndroni larg nga ambientet dhe njerëzit stresues.

Loading...
Copy

About admin

Check Also

SHBA së shpejti stacion karburanti edhe në Hënë

Një prej premtimeve më të bujshme të Donald Trump para se të merrte detyrën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *