Shkëlzen Gashi ëndërron Serinë A. – Albania Sot

Shkëlzen Gashi ëndërron Serinë A.

30 Janar 2016, Albania SOT -Shkëlzen Gashi mund të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Kinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat zviceriane, të cilat kanë zbuluar disa oferta për sulmuesin e kombëtares shqiptare. Ky I fundit po vonon largimin nga Bazeli, pasi shpreson që të qëndrojë në futbollin europian.

Ëndrra e tij është të luajë në Serinë A.
Por e ardhmja e Shkëlzen Gashit mund të jetë mijëra kilometra larg Europës.
Merkato e janarit po numëron orët e fundit deri në mbylljen zyrtare dhe koha shtrëngon sulmuesin e kombëtares shqiptare të gjejë sa më shpejt skuadrën e tij të re.
E sigurt është që aventura e tij te Bazeli është mbyllur.
Futbollisti 27-vjeçar nuk mund t’I lejojë vetes të qëndrojë në tribunë kur mbeten edhe pak muaj deri në finalet e Euro 2016.
Për këtë arsye, ai po studion prej kohësh të gjitha mundësitë, por shtyrja e vendimit ka të bëjë me dëshirën e lojtarit për të luajtur bnë kampionatin italian.
Listës së skuadrave që janë afruyar me Gashin gjatë kësaj merkatoje I janë shtuar edhe Samdoria e Torino.
Më parë u përfolën edhe Olimpiku I Marsejës e gallatasarai, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.
Kjo gjë sipas mediave zviceriane detyron sulmuesin të shqyrtojë mundësi të tjera jashtë Europës.
E përditëshmja “Blick” bën të ditur se futbollisti I kombëtares shqiptare mund të vendosë të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në Kinë.
Duke qëndruar në atë që raporton gazeta zviceriane, Gashi ka oferta nga disa skuadra të kampionatit amerikan, ku luajnë edhe disa shokë të tij si Adrian Uinter te Orlando dhe Trankuilo Barneta te Filadelfia.
Por SHBA janë zgjedhja e fundit për Shkëlzen Gashin, që deri në fund të merkatos do të kërkojë të qëndrojë në futbollin europian.

Për mediat zviceriane sulmuesi mund të përfundoje në SHBA ose Kinë.  
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Barça gjen alternativën e Coutinho, tentohet Ozil

Barcelona ka hedhur sytë nga mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, si alternativë e  Philippe Coutinho, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *