Sekuestrohen 80 kg kanabis në Berat, 4 persona në pranga

Nga ana e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë e Policisë Berat, në kuadër të operacionit “ÇIFLIKU”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Dashnor Çifliku, 43 vjeç, banues në lgj Kala,

Berat; Saimir Çifliku, 46 vjeç, banues në fshatin Vodës, lgj Çiflik; Florud Çifliku, 35 vjeç, banues në fshatin Vodës, lgj Çiflik dhe Guxim Çifliku, 34 vjeç, banues në fshatin Vodës, lgj Çiflik,

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve Dashnor dhe Guxim Çifliku janë gjetur dhe sekuestruar 80 kg lëndë narkotike marjuhanë, ku dyshohet se këta shtetas në  bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e kësaj vepre penale.

Në cilësinë e provave matreiale janë gjetur dhe sekuestruar 80 kg lëndë narkotike marjuhanë, 1 pushkë, model 56, 1 automjet tip Benz fugon, me targa AA 413KE; si dhe 5 aparate celularë.

Materialet i kjalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve Dashnor, Guxim, Saimir dhe Florud Çifliku dhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit Florud Çifiku.


Loading...
Copy

About admin

Check Also

DROGË NË GOMAT E MAKINËS, ARRESTOHET NË DOGANËN E MURIQANIT TRAFIKANTI

Mbrëmjen e sotme policia kufitare e Shkodrës, ka arrestuar në pikën e Muriqanit një shtetas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *