Rusi, fëmija bie nga kati i tretë dhe shpëton për mrekulli (Video)


Një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga kati i tretë i një qendre tregtare në Gronzi, në Rusi. Mediat lokale raportojnë se ai ka mbijetuar, sepse ka rënë pikërisht mbi disa divane të një bari që ndodhej në katin e parë. Tani fëmija ndodhet në spital, ndonëse gjendja e tij është gjithsesi e rëndë.
Sipas dëshmive të klientëve të qendrës tregtare, fëmija ishte mbështetur në kangjellat e katit të tretë e ndihmuar nga një e afërme e saj, me siguri e motra. Kjo e fundit, e thirrur nga mamaja, është shpërqendruar dhe e ka lënë fëmijën të vetëm, e cila ka humbur ekuilibrin duke rënë disa metra poshtë para se të përfundonte mbi divanet e lokalit të katit të parë, raporton agjencia e lajmeve Ria Novosty.
Mjekët në spital thanë se gjendja e tij është e rëndë, edhe pse ka mundur të mbijetojë nga një incident që mund të kish rezultuar fatal nëse rënia në tokë nuk do të ishte zbutur nga prania e divaneve.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar rënien dhe videoja po bën xhiron e botës në internet. Ndërkohë policia ka hapur një hetim për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

#albaniasot
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ja pse lehin qentë kur këndohet Ezani

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërritet ezani të dëgjoni qen që lehin? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *