Rashiti: Konflikti politik do të vazhdojë edhe për disa muaj.

18 Shkurt 2016, Albania SOT  –Naim Rashiti, analist nga Grupi Ballkanik i Politikave, i pyetur për Radio Europa e Lirë tha se partitë e koalicionit qeverisës, po ashtu edhe opozita, në mungesë të gjetjes së një kompromisi për krizën politike, vazhdojnë t’i mbesin besnik pozicioneve të veta të pa lëkundura.

Ai gjithashtu tha: “Zhvillimet nga dje vendosën njëfarë beteje të pastër politike mes pozitës dhe opozitës, që është shumë më e pastër se në herët e kaluara, sidomos në komentet kur është shprehur dhuna”, ka thënëRashiti

“Qetësia e protestës e organizimeve, qartësimi ipozicioneve ka shfaqur tash nevojën për këtë diskurs gjuhësor, dhe kjo nuk është asgjë më shumë se një tregues se kah po shkojnëzhvillimet politike në muajt e ardhshëm. Nuk është asgjë tjetër më shumë se sa që ky konflikt politik do të vazhdojë edhe për disa muaj”, shtoi Rashiti.
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Platforma e “Kaubojsit”: Prishje e koalicionit me LSI-në.

30 Janar 2016, Albania SOT -Deputeti Eduart Ndocaj, njohur edhe si “Kaubojsi” ka shpalosur kandidaturën për kryetar të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *