Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, punon edhe me SHISH – Albania Sot

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, punon edhe me SHISH



Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar pas ngjarjeve tragjike në Paris. Kjo është shkalla e dytë më e lartë e gatishmërisë që parashikohet në veprimet operative të policisë shqiptare. Shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen si të rëndësisë së veçantë, por edhe që mund të rrezikohen nga sulmet terroriste, siç janë ambientet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, në akset kryesore rrugore, etj. Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e gjithë elementëve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori. Edhe Shërbimi Informativ Shtetëror është duke punuar fort orët e fundit për të survejuar persona që i ka vëzhguar edhe më herët në aspektin e afrisë së tyre me ekstremistë islamikë si dhe ata që kryejnë lëvizje drejt vendeve si Turqia, apo Siria dhe vende të tjera arabe. Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes të veçantë çdo person që hyn në territorin shqiptar apo del prej tij. Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë për persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste. 
Loading...
Copy

About Albania Sot

Check Also

DROGË NË GOMAT E MAKINËS, ARRESTOHET NË DOGANËN E MURIQANIT TRAFIKANTI

Mbrëmjen e sotme policia kufitare e Shkodrës, ka arrestuar në pikën e Muriqanit një shtetas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *