Një turk dënohet me burgim të përjetshëm 53 herë

Një shtetas i Turqisë është dënuar me 53 herë me burgim të përjetshëm për sulmin me bomba të vitit 2013, ku u vranë dhjetëra persona në afërsi të kufirit me Sirinë, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve turke.

Agjencia Anadolu ka raportuar se Nasir Eskiocak është dënuar me nga një burgim të përjetshëm për secilin nga 53 personat që u vranë në dy sulme të koordinuara me makina-bombë në qytetin turk, Reyhanli, që gjendet në provincën Hatay.

Prokurorët kanë thënë se Eskiocak ka qenë ideatori i sulmit që ka ndodhur më 11 maj, 2013, sulm për të cilin, Ankaraja zyrtare kishte fajësuar grupet që mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Damasku ka mohuar të gjitha pretendimet për përfshirje në këtë sulm.

Në luftën shtatëvjeçare civile siriane, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin grupet rebele që luftojnë kundër Assadit, ndërkaq, Rusia dhe Irani mbështesin forcat qeveritare siriane.

 

© SYRI.net

Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ja pse lehin qentë kur këndohet Ezani

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërritet ezani të dëgjoni qen që lehin? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *