Nard Ndoka godet sërish: Mos i nxirrni dhëmbët se termat i di më mirë se ti (VIDEO) – Albania Sot

Nard Ndoka godet sërish: Mos i nxirrni dhëmbët se termat i di më mirë se ti (VIDEO)

Menduam se u zhduk. Menduam se orteku i madh i përmbajtjes dixhitale e mori nën vete për t’a fundosur aty nën “rrënojat” e miliona megabajtëve informacion që konsumohet çdo ditë online, por ai rikthehet sërish, sikur të jetë ngritur nga hiri. Më fuqishëm se kurrë. Tashmë duket se do të duhet të kalojë ca kohë që të harrohet nga mediat sociale, ndoshta edhe nuk harrohet fare, sepse Nardi është energji e pashtershme. NardiNardi si fenomen pra, jo Nardi fizik, ripërtërihet duke u perfeksionuar. 



Ka mjaftuar një fjalim më pak se një minutë që ai të zinte vendin që i takon në krye të diskutimeve në tavolina si edhe të jetë kryetema e mediave online dhe rrjeteve sociale. 

Duke dashur t’i tregojë ministrit të Brendshëm se si shumë individë shëtisin nëpër rrugët e vendit me armë pa leje, gjuha e ka tradhëtuar Nardin duke shkaktuar ilaritet në sallën e mbledhjeve të Komisionit të Ligjeve në Kuvend. 

Por, edhe pse ishte një situatë disi e sikletshme ku përballë kishte shumë kolegë dhe nga pas një mori kamerash, Nardi nuk u tut. Pse të tutej fundja? Ai ishte në stilin e tij. Madje, ai u kërkoi të pranishmëve në sallë që të mos “nxirnnin dhëmbët” se nuk ishte ndonjë lapsus kushedi se çfarë. 

Fundja ka të drejt. Që kur është bërë e ndaluar të jesh vetvetja në këtë vend?!
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Rashiti: Konflikti politik do të vazhdojë edhe për disa muaj.

18 Shkurt 2016, Albania SOT  –Naim Rashiti, analist nga Grupi Ballkanik i Politikave, i pyetur për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *