Moti i Keq, Humb jeten ne aksident nje 25-Vjecar – Albania Sot

Moti i Keq, Humb jeten ne aksident nje 25-Vjecar

Shkarjet në rrugë, i kanë marrë jetën një të riu 25 vjeçar në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërkohë që i riu ende nuk është identifikuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit që i ka marrë jetën të riut 25 vjeçar. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë nga ekspertiza për shkakun e aksidentit, por pretendohet për shkak të motit të keq.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10.05, në vendin e quajtur Peladhi -ura e qytetit Bulqizë, një mjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi J.D, rreth 25 vjeç, banues në Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip “Golf 4” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Në automjet udhëtontin dhe dy pasagjerë familjarë të drejtuesit të mjetit të cilët nuk kanë pësuar lëndime.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...
Copy

About admin

Check Also

SHBA së shpejti stacion karburanti edhe në Hënë

Një prej premtimeve më të bujshme të Donald Trump para se të merrte detyrën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *