Kroacia po përballet me mot të keq

Autoritetet kroate kanë thënë sot se problemet më të mëdha nga moti i keq janë në rajonin malor të Gorksi Kotar, ku ushtria i është bashkuar përpjekjeve për të zhbllokuar rrugët nga bora.

Zyrtari lokal, Ivica Knezeviq ka thënë se reshje të mëdha të borës “janë duke rënë ende”. Autoritet kanë thënë se në shumë shkolla është ndërprerë mësimi, përderisa automjeteve të rënda u është ndaluar qarkullimi në këtë rajon.

Ndërkaq, erërat e fuqishme kanë bërë që shumë rrugë kryesore përgjatë bregdetit Adriatik të mbyllen për qarkullim, ndërkaq shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në autostrada është ulur.

Moti i keq gjithashtu ka ndërprerë edhe lundrimin e trageteve tregtare.

Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ja pse lehin qentë kur këndohet Ezani

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërritet ezani të dëgjoni qen që lehin? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *