Kretë, mbyllet mësonjëtorja e Gjuhës Shqipe, grekët mësyjnë shkollën

Grupe të rinjsh grekë bllokuan të shtunën mësimin e gjuhës shqipe në një shkollë në Paliohora në ishullin grek të Kretës, ndërkohë që një javë më parë mësimi ishte zhvilluar normalisht për 38 fëmijë shqiptarë.

Burime nga Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në këtë zonë i thanë Zërit të Amerikës se kurset e planifikuara të gjuhës shqipe për t`u zhvilluar në shkollën e mesme pasditen e së shtunës u shtynë nga presioni i njerëzve që ishin mbledhur para rrethimit të shkollës. Portalet greke vendore publikuan foto ku në hyrje të godinës qëndronte një grumbull të rinjsh dhe në portën e shkollës ishin vendosur flamuj grek.

Raportimet e medias lokale greke pohojnë se situata është tensionuar pasi në rrjetet sociale nisi të qarkullonte një foto e një nxënësi shqiptar me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi: ‘Autochthonous’. Foto i përkiste dy javëve më parë kur ishte organizuar ceremonia e fillimit të kurseve të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë që banojnë në këtë zonë.

Një javë më parë mësimi i shqipes nuk u lejua në qytetin e Hanai, po në këtë ishull. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në qytetin e Hanias në ishullin turistik të Kretës në Greqi tha fundjavën e shkuar se ishte shtyrë fillimi i kurseve të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Kjo, për arsye se Këshilli i Përgjithshëm Pedagogjik i Hanias do ta diskutonte vendimin për shkollën në të cilën do të zhvillohej mësimi i shqipes.

Burimet greke thanë të premten e javës së shkuar,më 26 janar se drejtori i gjimnazit ku pritej të niste mësimi i shqipes javëne shkuar dha dorëheqjen.

Disa nga mediat greke e vlerësuan ngarjen si “shpërthim nacionalizmi dhe ksenofobie” në një shkollë në Hania në kohën që Athina dhe Tirana po bëjnë përpjekjet për të përmirësuar marëdhëniet dypalëshe. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Hania ka shprehur vendosmërinë për fillimin e kurseve të gjuhës shqipe në këtë rajon.

Në Greqi shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh të emigrantëve të huaj dhe një nga sfidat e tyre është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët. Në Athinë dhe Selanik funksionojnë disa kurse për mësimin e shqipes, të hapura nga Organizata te emigrantëve, por nevojat janë të mëdha në shumë rajone.

Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ja pse lehin qentë kur këndohet Ezani

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërritet ezani të dëgjoni qen që lehin? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *