Interpol publikon idenditetet e 57 kriminelëve më të kërkuar në Europë. – Albania Sot

Interpol publikon idenditetet e 57 kriminelëve më të kërkuar në Europë.

30 Janar 2016, Albania SOT -Me rastin e prezantimit të uebfaqes më të re, Interpoli publikoi idenditetet e 57 kriminelëve më të kërkuar të Europës, ku mes tyre rezulton dhe një shqiptar nga Kosova. Emri i tij është Himë Lufaj dhe kërkohet nga autoritetet Austriake. Sipas ueb-faqes, kosovari është personi më i kërkuar në Austri. I lindur në vitin 1984 në një fshat të Deçanit, Lufaj është në kërkim të autoriteteve që nga muaji prill i 2009, ndërsa shpërblimi për çdo informatë që mund të çojë në arrestimin e tij është 10 mijë euro. Lufaj kërkohet për vrasje e mbetur në tentative të një polici austriak, të cilin e kishte therur disa herë me thikë. Gjithashtu, 32-vjeçari kishte tentuar të plaçkiste një grua në Austri duke e plagosur ashpër prapë me thikë, një kalimtar që deshi ta ndihmonte gruan. Përveç kosovarit në këtë listë kishte dhe shumë kriminelë nga serbia dhe bosnja, ndërsa më i kërkuari ishte Salah Abdelslam, që cilësohet si truri i sulmeve të përgjakshme në Paris me 13 nëntor.

Mes tyre një kosovar.
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Katër të arrestuar te Manastiri i Deçanit, ja si i quan prifti serb.

31 Janar 2016, Albania SOT –Policia e Kosovës konfirmon se ka arrestuar katër persona në afërsi të Manastirit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *