I jepnin makinës të dehur, pezullohen 28 leje drejtimi për një natë.

Tiranë, 24 janar 2016, Albania SOT -Fundjava në kryeqytet ka qenë e zymtë për ata që kanë dalë në lokalet e natës, e kanë hequr ndonjë gotë alkool. Pasi policia rrugore nuk ka falur asnjë. Si rezultat i kontrolleve me radar dhe drager (për matjen e alkoolit), efektivët e rrugores kanë hequr 18 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara brenda qytetit, 10 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit; 30 masa janë marrë për mangësi në dokumentacion. Gjithashtu 4 drejtues mjeti në gjendje të dehur janë arrestuar, përkatësisht: Y. Dervishi 34 vjeç, A. Mehmeti 37vjeç, F. Iseni 23-vjeç dhe N. Leka 53-vjeç. Nga ana tjetër një drejtues mjeti në gjendje të dehur është arrestuar për tentativë korruptimi të punonjësit të policisë. 34-vjeçari Kristjan Sulo, banues në Lushnjë, tentoi t’i jepte efektivit të policisë të Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë një kartëmonedhe 2.000 lekëshe në këmbim të mos bllokimit të lejes së drejtimit të automjetit.
Loading...
Copy

About admin

Check Also

Rruga Lushnje-Berat.

31 Janar 2016, Albania SOT –Ne nje segment te rruges Lushnje-Berat qarkullimi eshte ne kaos. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *