Hormonet që të shkatërrojnë trupin, por ka mënyrë shpëtimi

Femrat gjithmonë kënaqen pak me trupin e tyre, ka ndonjë zonë të tij që nuk ju pëlqen, pavarësisht se pjesa tjetër e trupit është e tonifikuar.

Epo, studiuesit thonë se ka një arsye shkencore për këtë. Studimet thonë se pesha e tepërt në disa zona, pavarësisht stërvitjes tuaj apo dietës, është rezultat i pabarazisë së hormoneve.

“Metabolizmi ynë është kompleks. Ka shumë arsye pse njerëzit kanë forma të ndryshme, por çelësi janë hormonet”, thotë Saffron Whitehead, profesor i psikologjisë në Spitalin Saint George në Londër.

“Stili i jetës, dieta, gjenetika kanë rolin e tyre. Lajmi i mirë është se mund të bëni diçka për të balancuar nivelin e hormoneve”, shton Max Tomlinson, nutricionist. Ja disa prej shpjegimeve të tyre.

Barku i fryrë
Shkaku: Kortizoli
Trupat tanë evoluojnë për të reaguar ndaj rrezikut duke prodhuar hormonin e stresit, Cortisol, për të lëshuar energji për tu përgjigjur. Kortizoli i tepërt, thonë ekspertët e shpërndan energjinë në formën e yndyrnave dhe glukozës duke u depozituar si dhjam në bark, afër mëlçisë.

Zgjidhja: “Zvogëloni stresin për shembull duke dëgjuar muzikë relaksuese. Hani pak dhe shpesh për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak të qëndrueshëm, pasi luhatjet e tij shkaktojnë lirimin e kortizolit”, thotë nutricionistja Marilyn Glenville. Ajo shton që dhe në punë, çdo 45 minuta duhet të bëjmë pushim të vogël, për të mos nxitur prodhimin e kortizolit.

Ijet dhe kofshët
Shkaku: Estrogjeni
Sasia e madhe e tij shkakton depozitim të yndyrës në ije dhe në kofshë. Qelizat yndyrore prodhojnë më shumë estrogjen e për rrjedhojë dhe yndyrna. Pirja e sasisë së madhe të alkoolit do të thotë që mëlçia nuk arrin të pastrojë estrogjenin nga gjaku.

Zgjidhja: Suplementet e sojës redukton prodhimin e estrogjenit, pasi e imitojnë atë. Por duke qenë se dihet shumë pak për këtë, profesori Whitehead paralajmëron të mos abuzohet me sasi të mëdha. Ai flet dhe për kufizim të mishit të procesuar dhe kafes, pasi e vështirësojnë punën e mëlçisë.

Krahët
Shkaku: Testosteroni
“Ne prodhojmë një hormon që quhet DHEA, i cili konvertohet në testosteron. DHEA ndihmon në ndërtimin e masës muskulore. Kur niveli i testosteronit bie shumë, masa muskulore zëvendësohet me yndyrë. Kjo është më e dukshme tek krahët e sipërm pasi ka muskuj më të mëdhenj”, thotë Whitehead.

Zgjidhja: Testosteroni tek gratë bie me moshën, kulmin e ka në të 20-tat, duke rënë ngadalë deri në menopauzë, por ka disa ushqime që ju ndihmojnë. Konsumoni më shumë proteina, si peshk, vezë, tofu apo arra e lajthi. Zinku, magnezi dhe vitamina B6 gjithashtu promovojnë prodhimin e testosteronit.

© SYRI.net

Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ja pse lehin qentë kur këndohet Ezani

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërritet ezani të dëgjoni qen që lehin? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *