Furgoni përplaset me kamionçinën, 7 persona të plagosur – Albania Sot

Furgoni përplaset me kamionçinën, 7 persona të plagosur

Një aksident rrugor i ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, ka lënë pas 7 persona të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje më të rëndë.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem, ku një mjet furgon taksi, është përplasur me një kamionçinë.
 “Si pasojë është dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i kamionçinës shtetasi D.M, 38 vjeç dhe pasagjeri që ishte në këtë mjet shtetasi G.T., 32 vjeç  banues në fshatin Bishqem si dhe pasagjerët që ishin në mjetin furgon taksi, shtetasit M.D., 25 vjeç,  K.S., 20 vjeçe,  Xh.B., 21 vjeç, S.Sh., 25 vjeç  dhe  Xh.B., 21 vjeçe. 
Shtetasit M.D dhe S.Sh janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Durrësit ndërsa shtetasit e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore  në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Në pranga ka përfunduar drejtuesi i furgonit Françesko Beqiri, 37 vjeç banues në Peqin si shkaktar i aksidentit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.
#albaniasot
Loading...
Copy

About admin

Check Also

SHBA së shpejti stacion karburanti edhe në Hënë

Një prej premtimeve më të bujshme të Donald Trump para se të merrte detyrën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *