Ekzekutimi me automatik i Aleksandër Bardhit, burg dy të rinjve – Albania Sot

Ekzekutimi me automatik i Aleksandër Bardhit, burg dy të rinjve

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për dy autorët e dyshuar të vrasjes së Aleksandër Bardhit, në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

vrasje

Gjykata ka lënë në burg 25 – vjeçarin Fernando Deda dhe 15 – vjeçarin me iniciale Gj.A., të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin, mbrëmjen e së shtunës ekzekutuan më automatik 47 – vjeçarin Aleksandër Bardhi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 15 – vjeçarit, policia gjeti një armë zjarri të llojit “Automatik” model 56, e cila sipas hetimeve të kryera dyshohet se është arma e krimit e përdorur në lidhje me ngjarjen.
Dy autorët e dyshuar akuzohen për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim”, për motive të dobëta.
Ndërkohë një ditë më parë policia arrestoi gjithashtu 38 – vjeçarin Eduard Gjonaj, si i implikuar në vrajen e Bardhit.
Loading...
Copy

About admin

Check Also

DROGË NË GOMAT E MAKINËS, ARRESTOHET NË DOGANËN E MURIQANIT TRAFIKANTI

Mbrëmjen e sotme policia kufitare e Shkodrës, ka arrestuar në pikën e Muriqanit një shtetas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *