Dibër, shkon në 30 numri i nxënësve të asfiksuar në shkollën e Shupenzës


Ka shkuar në 30 numri i nxënësve të asfiksuar në shkollën e mesme të fshatit Shupenzë të Dibrës.  Policia informoi se ata janë asfiksuar si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës e cila funksiononte me dru.
 Ngrohja bëhej me kaldajë por oxhaku ka qenë i mbyllur.
Fëmijët janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe të Peshkopisë. Nuk dihet ende gjëndja e tyre shëndetësore. 
Ministria e Shendetesise: Jane 30 femije te asfiksuar
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka marrë të gjitha masat për shërbimin mjekësor në spitalet e Bulqizës dhe të Peshkopisë të 27 nxënësve, 15 prej të cilëve po marrin trajtimin e duhur mjekësor në spitalin e Bulqizës dhe 12 po transportohen aktualisht në spitalin e Peshkopisë. Qendra Shëndetësore Shupenzë ka dhënë ndihmën e parë për të gjithë nxënësit dhe po vazhdon të japë shërbim në vijim të paraqitjes së rasteve të reja. Gjendja e të gjithë nxënësve që aktualisht po trajtohen në spitale është nën kontroll dhe nën monitorim të vazhdueshëm mjekësor” informon ministria permes nje deklarate per shtyp
Mësohet se është ngritur Task Force
Ne njoftim thuhet se ministrja e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër situatën në komunikim të vazhdueshëm me strukturat shëndetësore në terren dhe ka ngritur Task-Forcën e Emergjencës me mjek të specializuar për këtë ngjarje.  Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion Njësinë e Helikopterëve në rast se do të jetë e nevojshme transporti për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Shkaku i asfiksimit 
Policia informon se ngjarja u mësua rreth orës  10.40.
Specialistët e postës së policisë Shupenzë  kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë. 
Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se :  Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë  tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit. 


Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit  e kësaj shkolle, ku  16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës,  jashtë rrezikut për jetën” informon policia e Dibrës. 

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

#albaniasot

Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ja pse lehin qentë kur këndohet Ezani

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërritet ezani të dëgjoni qen që lehin? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *