DEBATET – Kur në Kuvend flitet për njerëz pylli, ujqër e dhelpra! – Albania Sot

DEBATET – Kur në Kuvend flitet për njerëz pylli, ujqër e dhelpra!

28 Janare 2016 ALBANIA SOT – TIRANE – Ndërsa mbronte koncesionet e qeverisë, kryeministri Edi Rama duke folur për shfrytëzimin e pyjeve i ka kujtuar deputeti Sali Berisha origjinën e tij ndërsa i tha se marrëdhënien më pyllin e kishte më luajal. Këto deklarata të kryeministrit kanë sjellë reagimin e deputetëve të opozitës. Kryetari i grupit demokrat Edi Paloka  dhe  deputeti i Kukësit Asllan Dogjani i kërkuan  kryeministrit të mos fyejë një popullsi të tërë. 


Debatet

Edi RamaNë dy vite ne kemi dhënë vetëm 27 leje për shfrytëzimin e pyjeve. Këta kanë dhënë nga 3 leje në ditë sa ishin në pushtet. Nuk arrij ta kuptoj, po me pyllin cfarë inati kishe? Të paktën në marrëdhënien me pyllin duhet të ishe luajal, se pyllin e  njohe para nesh, dhe pasi dole nga pylli nuk duhej t’i vije sopatën pyjeve. 

(Flamur Noka ndërhyn nga vendi)

Edi Rama: Ti je midis atij (Berishës) dhe pyllit. Flamur Noka: Ti ku je ti? Ti midis kujt je? Ti je kriminel. 

Edi Rama: Politikat në shëndetësi, reformat, check up-i shëndetësor. Parandalimi i sëmundjeve kursen më shumë se dyfishin e kostos për kapjen në fund të sëmundjes. 

Jozefina Topalli: Mbroje Ilirin (Beqjen), mbroje. 

Edi Rama – Topallit: Jozefinë, Ilrin (Metën) e mbron më mirë ai që ke në krah. Mos ki merak. Edi Rama: Nëse do ishte kapur në kohë degradimi i liderit (Berishës), do kishit sot një lider më të fortë. Jeni e vetmja parti politike në rajon dhe Evropë që drejtohen nga një stalinist. Shpifni dhe poshtëroni, por nuk e përfundoni ciklin në prokurori pa avokat dhe pa dënime. Sali Berisha u drejtohet deputetëve të PS: A e kuptoni që ky po na mërzit se s’di ç’të thotë?! 

Flamur Noka: Lexoje mesazhin e qytetarit për shërbimin tënd shëndetësor, lexoje, lexoje. 

Edi Rama: Kush ta ka dërguar atë mesazh? Luani? Ujku? Apo dhelpra? 

Edi Rama: Flisni për kompaninë e hemodializës, se pronari i saj paska një kafe në Berat. 

Bedri Hoxha: Fshihesh ti pas asaj kompanisë-kafe…Pse duhej të regjistrohej në Berat njëherë? 

Edi Rama: Siç ke ardhur ti në Tiranë. E nise nga kafja dhe të mori partia e të bëri deputet. Ti je zogu i minierave. 

Edi Paloka: Ishte mirë të flisje për reformën në drejtësi, dhe jo për veriorët, se është mësuar ta bëjë ky e ta spërkasi sipër, e pastaj u lamë. Ku po shkon mo…ka replikë për të bërë zonja Vokshi…ka replikë

Edi Rama:S’ia vlen fare asnjë sekont për tu marrë me fjalimet dhe retorikat tuaja për reformën në drejtësi. Vazhdoni bëni tollovitë tuaja, ne këtu jemi. Kush saboton reformën në drejtësi, do të marrë një përgjigje në zgjedhjet e ardhshme. Ju e keni ndarë mendjen, nga humbjet në humbje do të shkoni. Ne këtë pozicion kemi. Ju sabotojeni reformën, se do ta shihni në zgjedhje. 

Albana Vokshi: Mezi po pres të përballemi së bashku, dorë për dore në sallën e gjyqit, për të hedhur dritë mbi skandalet dhe korrupsionin me tenderët e shëndetësisë.
Loading...
Copy

About admin

Check Also

DROGË NË GOMAT E MAKINËS, ARRESTOHET NË DOGANËN E MURIQANIT TRAFIKANTI

Mbrëmjen e sotme policia kufitare e Shkodrës, ka arrestuar në pikën e Muriqanit një shtetas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *