Arrestimet nuk ndalen, ja kush janë dy ish-drejtorët e rrugëve që ranë në pranga pas Xhikës – Albania Sot

Arrestimet nuk ndalen, ja kush janë dy ish-drejtorët e rrugëve që ranë në pranga pas Xhikës

Vazhdojne arrestimet ndaj ish drejtuesve të lartë të Autoritetit Rrugor shqiptar duket se nuk do të ndalojë me burgosjen e Dashamir Xhikës.

Policia ka arrestuar këtë të dielë një tjetër drejtues të ARRSH-së, shtetasin Albens Alite si dhe Ish-drejtori i njësisë së menaxhimit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qorduka.

Ata kanë mbajtur poste të larta në ARRSH dhe vendimi për arrestimin e tyre vjen në një moment kur Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për ish drejtuesin Dashamir Xhika si dhe një sërë ish përfaqësuesish të institucionit.

Bëhet me dije se sërish, fletë-arrestet për dy ish drejtuesit Alite e Qorduka kanë të bëjnë me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit për aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

Kujtojmë se ka qenë Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri, i cili ka kallëzuar penalisht në fund të vitit të kaluar Dashamir Xhikën, Albens Aliten dhe Aksel Qordukën.

Kallëzimi penal i depozituar në Prokurori nga ana e Gjiknurit u bë ndaj shtetasve:
1. Dashamir Xhika, ish Drejtor ish-Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë.
2. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
3. Albens Alite, Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, Tiranë

Loading...
Copy

About admin

Check Also

SHBA së shpejti stacion karburanti edhe në Hënë

Një prej premtimeve më të bujshme të Donald Trump para se të merrte detyrën e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *