6 këshilla për të mposhtur gripin

Me temperaturat dhe dimrin e ashpër vijnë edhe viroza të ndryshme gripale, të cilat hapin jo pak probleme. Madje e ligështojnë aq shumë shëndetin, sa duhen ditë me radhë për ta rimarrë veten. Më poshtë janë 6 këshilla se si ju mund ta mposhtin gripin dhe ta kaloni dimrin pa probleme.

Evitoni vendet e mbipopulluara

Gripi transmetohet përmes ajrit dhe nëpërmjet sekrecioneve nga goja apo hunda. Kështu që kur ka shumë njerëz në vend të mbyllur, të shumtë janë edhe ata me grip dhe shanset për ta marrë virozën janë shumë të mëdha.

Kujdesuni për higjienën

Lani rregullisht dhe shpesh duart me ujë dhe sapun. Gjithashtu mund të përdorni edhe disinfektues me përmbajtje alkooli.

Kur keni kollë

Evitoni që me duart e papastra të pastroni sytë, hundën edhe gojën. Mbulojeni gojën dhe hundën me një shami letre kur kolliteni dhe tështini dhe hidheni shaminë e përdorur në plehra.

Kujdes mos ua ngjisin virozën

Pacientët janë të prekur nga viroza edhe përpara se simptomat të bëhen të dukshme. Një person i rritur mund ta transmetojë virusin nga tre në shtatë ditë nga infektimi. Fëmijët preken më shpejt.

Qëndroni në shtëpi

Nëse jeni sëmurë mos lëvizni nga shtëpia. Evitoni të bëni udhëtime apo të shkoni në punë apo shkollë. Në këtë mënyrë ulni riskun e infektimit të persona të tjerë dhe të komplikacioneve në shëndetin tuaj.

Konsumoni këto ushqime

Nëse rrini në shtëpi, ngrohtë, atëherë po ndërmerrni një nga hapat e parë për të luftuar gripin. Por kjo mund të mos mjaftojë. Nëse keni dhimbje koke, dhimbje muskulore dhe kollë atëherë mund të përdorni super të ndryshme, pije të ngrohta, fruta të freskëta dhe ushqime të lehta.

Loading...
Copy

About admin

Check Also

Ja pse lehin qentë kur këndohet Ezani

Ju ka ndodhur ndonjëherë që në momentin kur thërritet ezani të dëgjoni qen që lehin? …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *